Aktualisht iPhone e vetëm që mbështetin Apple Intelligence janë iPhone 15 Pro dhe iPhone 15 Pro Max, ndërsa prej ditës së sotme do tu bashkohen edhe mbarë linja iPhone 16.
Apple Intelligence po i afrohet debutimit. Kompania lançoi ditën e sotme iOS 18.1 Beta e cila përfshin disa funksionalitete të AI gjenruese për të cilat Apple ka folur prej disa muajsh.
Përdoruesit duhet të presin edhe disa javë për versionin final publik të iOS 18.1, iPadOS 18.1 dhe macOS Sequoia 18.1 për të sjellë këto veçori për të gjithë përdoruesit që kanë një pajisje të mbështetur.
Megjithatë versionet beta publike duhet të jenë më stabile dhe të kenë më pak probleme sesa betat për zhvilluesit. Megjithatë përpara se të instaloni një version testues të iOS, rekomandohet të krijoni një kopje rezervë të të dhënave tuaja.
Aktualisht iPhone e vetëm që mbështetin Apple Intelligence janë iPhone 15 Pro dhe iPhone 15 Pro Max, ndërsa prej ditës së sotme do tu bashkohen edhe mbarë linja iPhone 16.
Për të aksesuar mjetet e Apple Intelligence duhet të keni gjuhën e telefonët në Anglisht. Apple ka premtuar që gradualisht do të lançojë më shumë funksionalitete dhe mjete AI në Apple Intelligence.
Vala e parë e tyre përfshin trankskriptimin e thirrjeve dhe gjenerimin e përmbledhjeve përmes AI.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë