Monedhë

Kategoritë

3 javë më parë

Bllokohen aeroportet në Gjermani nga një blackout i sistemeve IT

“Kolegët tanë duhet të bëjnë shumë gjëra manualisht që sistemet i bënin. Kemi arritur që çdo gjë ta mbajmë në funksion deri tani,” tha një zëdhënës i policisë aeroportuale në Frankfurt.

Bllokohen aeroportet në Gjermani nga një blackout i sistemeve IT

Aeroportet në Gjermani janë goditur nga një blackout IT që ka prekur sistemet e policisë federale përdorur për të kontrolluar pasagjerët raportoi gazeta Gjermane Bild ditën e Premte.

“Kolegët tanë duhet të bëjnë shumë gjëra manualisht që sistemet i bënin. Kemi arritur që çdo gjë ta mbajmë në funksion deri tani,” tha një zëdhënës i policisë aeroportuale në Frankfurt.

Shkaqet e problemeve teknike janë ende të paqarta. Frankfurt dhe Dusseldorfi ishin dy aeroportet më të goditura. Pasagjerët janë detyruar të presin deri në 2 orë ndërsa hyrjet jashtë zonës Shengen janë të pamundura për momentin.

Policia Federale Gjermane ende nuk ka komentuar rastin.

Copyright: © PCWorld Albania