Monedhë

Kategoritë

1 muaj më parë

Coinbase konfirmon një thyerje sigurie ndërsa hakerët kërkojnë 20 milionë dollarë

Vetë Coinbase ka zgjedhur të mos paguajë shumën e kërkuar dhe po punon me agjencitë ligjzbatuese për të identifikuar hakerët.

Coinbase konfirmon një thyerje sigurie ndërsa hakerët kërkojnë 20 milionë dollarë

Coinbase është tradhtuar nga brenda. Bursa e kriptomonedhave tha se kriminelët kibernetikë kanë korruptuar agjentët e suportit të cilët kanë ndarë informacione personale për konsumarët e Coinbase.

Sulmuesit kanë shtënë në duar të dhëna si emra, adresa, e-mail-e, numra telefoni, imazhe të mjeteve të identifikimit dhe numra bankarë të maskuar. Ata madje arritën të mashtrojnë disa përdorues të cilët ju dërguan para dhe kërkojnë 20 milionë dollarë nga kompania për mos publikimit të informacioneve konfidenciale që posedojnë.

Vetë Coinbase ka zgjedhur të mos paguajë shumën e kërkuar dhe po punon me agjencitë ligjzbatuese për të identifikuar hakerët.

Përmes një postimi në blog kompania tha se do të ofronte 20 milionëd ollarë shpërblim për këdo që jep informacion që çon në arrestimin e tyre. Gjithashtu tha se kredencialet, kodet e verifikimit dhe çelësat privatë janë të sigurtë.

Gjithashtu do të rimbursojë konsumatorët të cilët kanë dërguar para tek hakerët. Sipas një deklarimi pranë autoriteteve, e gjitha kjo është projektuar ti kushtojë Coinbase mes 180 milionë deri në 400 milionë dollarë.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

- 7%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Custom Build Gaming Desktop 32GB, 1TB SSD, Ryzen 7

Original price was: 209,990 L.Current price is: 194,990 L.
Kurseni: 15,000 L

Çmimi më i mirë - OFERTA ONLINE

SUMMER TIME ONLINE

Air Conditioner VOX IFX12-SCCT 12000 BTU