Monedhë

Kategoritë

3 muaj më parë

Edits është përgjigja e Instagram ndaj aplikacionit CapCut të TikTok

Edits premton mjete më të avancuara editimi krahasuar me ato çfarë kanë qenë të disponueshme në aplikacionet e Meta gjer më sot.

Edits është përgjigja e Instagram ndaj aplikacionit CapCut të TikTok

Në fillim të vitit, në momentin kur TikTok dhe aplikacionet e ByteDance u larguan përkohësisht nga dyqanet e aplikacioneve të Apple dhe Google në SHBA, gjiganti i medias sociale Meta njoftoi se është duke punuar në një aplikacion video editimi për krijuesit e Instagram.

Ai aplikacion, quajtur Edits, më në fund është bërë i disponueshëm ndërsa Mta vijon përpjekje për të përfituar nga situata e paqartë rreth të ardhmes së TikTok.

Edits premton mjete më të avancuara editimi krahasuar me ato çfarë kanë qenë të disponueshme në aplikacionet e Meta gjer më sot.

Kamera e integruar e aplikacionit lejon krijuesit të kapin video deri në 10 minuta të gjata dhe ti publikojnë në Instagram në cilësisë të lartë. Gjithashtu ka efekte shumë popullore si ekrani jeshil apo katalogun e gjerë të muzikës së Instagram.

Duke ruajtur fokusin e Meta në AI, Edits vjen me disa veçori AI gjithashtu. Me funksionalitetin “Animate” përdoruesit mund të krijojnë video nga imazhe statike ndërsa me opsioni “Cutouts” mund të izolojnë njerëz ose objekte specifike me gjurmim preciz gjatë një videoje.

Dhe ndryshe nga aplikacioni CapCut i ByteDance, me të cilin Edits do të konkurojë, videot nuk eksportohen me logo të Edits.

Edhe pse Edits po mbërrin disa muaj pasi CapCut u rikthye në SHBA, Meta ka shtuar disa veçori specifike për Instagram-in për të joshur krijuesit e Reels. Mjete për analizën e postimeve dhe opsioni për të importuar këngë të ruajtura më përpara në aplikacion janë disa veçori të spikatura.

Në postimin në blog kompania thotë se versioni i parë i Edits është vetëm hapi i parë dhe në të ardhmen synon të bashkëpunojë me krijuesit për integrimin e më shumë funksionaliteteve të dobishme. 

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

OFERTA ONLINE

Apple iPhone 16 Pro Max

107,490 L149,990 L
 
SAPO ERDHI

Apple iPhone 16 Pro

94,990 L104,990 L
 
- 8%
SUMMER TIME ONLINE
Ofertë!

Apple iPhone 16e

Original price was: 59,990 L.Current price is: 54,990 L.
Kurseni: 5,000 L
SAPO ERDHI

Apple iPhone 16

68,490 L91,990 L
 
SAPO ERDHI

Samsung Galaxy S25 128GB

62,990 L65,990 L
 
SUMMER TIME ONLINE

Samsung Galaxy S25 Ultra 256GB

79,990 L
 
OFERTA ONLINE

Google Pixel 9 Pro XL

79,990 L