Monedhë

Kategoritë

4 vjet më parë

Epic kërkon ndihmën e gjykatës për të rikthyer Fortnite në App Store

Epic ka refuzuar të tërhiqet nga vendimi ndërsa Apple nuk e lejon të hyjë në App Store përsa kohë ekziston sistemi i pagesave direkte.

Një javë pasi Apple i mbylli llogarinë e zhvilluesit krijuesit të lojës Fortnite Epic Games, ky i fundit bëri thirrje gjykatës që ti rikthehet llogaria dhe loja Fortnite të rikthehet në App Store gjithashtu.

Në një padi Epic Games thotë se do të sfidojë Apple ngaqë mendon se ajo që po bën është gjëja e duhur. Epic e përshkruan Apple si monopol iqë mban pozitat dominuese duke bllokuar konkurrencën në shpërndarje aplikacionesh por edhe sistemet e përpunimit të pagesave.

Epic thotë se rrezikon të pësojë dëm të pariparueshëm nëse Fortnite nuk rikthehet në App Store duke cituar se numri i përdoruesve ditore të lojës në iOS ka rënë me 60% që kur u dëbua.

Fortnite lançoi një sistem pagesash direkte në mesin e muajit Gusht duke anashkaluar sistemin e Apple. Gjiganti i iPhone reagoi duke e dëbuar aplikacionin nga App Store për shkelje të politikave të përdorimit.

Epic ka refuzuar të tërhiqet nga vendimi ndërsa Apple nuk e lejon të hyjë në App Store përsa kohë ekziston sistemi i pagesave direkte.

Madje Apple tha se ishte gati të mirëpriste Fortnite në App Store nëse eliminon opsionin e pagesave direkte. Padia e radhës që Epic bëri shkoi në Gjykatën e Kalifornisë ndërsa dëgjesa do të bëhet më 28 Shtator.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

- 23%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Airpods 2nd Generation

9,990 L
Kurseni: 3,000 L