Monedhë

Kategoritë

2 muaj më parë

ETF-të Bitcoin dhe Ethereum regjistrojnë afro 2 miliardë dollarë të hyra për javën e dytë me radhë

Është java e dytë me radhë që sheh të hyra prej 2 miliardë dollarësh. Vetëm këtë vit investitorët kanë investuar 4.8 miliardë dollarë në asete dixhitale.

ETF-të Bitcoin dhe Ethereum regjistrojnë afro 2 miliardë dollarë të hyra për javën e dytë me radhë

Photo Source: Shutterstock

Investimet në produkte kripto kapën vlerën e 2 miliardë dollarëve javën e kaluar duke treguar një kërkesë të fortë për asete dixhitale.

Produktet, ku përfshihen ETF-të e Bitcoin dhe Ethereum, shikuan 1.9 miliardë dollarë të hyra përgjatë 7 ditëve deri më 25 Janar sipas të dhënave të CoinShares.

Është java e dytë me radhë që sheh të hyra prej 2 miliardë dollarësh. Vetëm këtë vit investitorët kanë investuar 4.8 miliardë dollarë në asete dixhitale.

Javën e kaluar presidenti Amerikan Donald Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv për krijimin e një grupi pune që do të eksploronte mundësinë e krijimit të një rezerve Bitcoin.

Autoritetet rregullatorë kanë sinjalizuar një qëndrim më të butë ndaj monedhave virtuale dhe kompanive që fshihen pas tyre. Javën e kaluar pjesën më të madhe të të hyrave e mori Bitcoin me 1.6 miliardë dollarë ose më shumë se 80 përqind e të hyrave në asetet dixhitale.

Megjithatë çmimi i Bitcoin ka rënë deri 100 mijë dollarë edhe pse pati një rikthim në 102 mijë dollarë.

Copyright: © PCWorld Albania