Monedhë

Kategoritë

7 muaj më parë

Final Fantasy VII: Ever Crisis vjen në Android dhe iOS më 7 Shtator

Loja është e bazuar në sistemin Active Time Battle që është optimizuar për pajisjet mobile. Ever Crisis do të jetë falas për tu luajtur por lojtarët duhet të shpenzojnë para për të blerë armë dhe mjete të tjera.

Final Fantasy VII: Ever Crisis vjen në Android dhe iOS më 7 Shtator

Final Fantasy VII: Ever Crisis, një lojë mobile e cila zgjeron historinë e FFVII do të jetë e disponueshme në iOS dhe Android më 7 Shtator.

Square Enix prezantoi për herë të parë lojën mobile krahas titullin battle-royale Final Fantasy VII The First Soldier në 2021. Ishte menduar që të debutonte në 2022 por shtyrjen e vazhdueshme vonuan lançimin ndërsa kompania nuk mbylli fazën beta të lojës deri në Korrik të këtij viti.

Ever Crisis është zhvilluar nga Applibot edhe pse veteranët e Final Fantasy si Kazushige Nojima, Yoshinori Kitase dhe Tetsuya Nomura u përfshinë si shkrues i skenarëve, producent ekzekutiv dhe drejtor kreativ respektivisht.

Ka një stil dhe art të ngjashëm me karaktere FFVII. Loja ritregon evenimentet e lojës origjinale ndërsa lojtarët mund të kujtojnë disa prej momenteve më ikonike.

Loja është e bazuar në sistemin Active Time Battle që është optimizuar për pajisjet mobile. Ever Crisis do të jetë falas për tu luajtur por lojtarët duhet të shpenzojnë para për të blerë armë dhe mjete të tjera.

Përdoruesit mund të regjistrohen paraprakisht që ta shkarkojnë lojën në momentin që bëhet e disponueshme. 

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

Samsung Galaxy S23

62,990 L74,990 L
 
SAPO ERDHI

Samsung Galaxy S23 Plus

84,990 L
 

Samsung Galaxy S23 Ultra

87,990 L97,990 L
 

Apple iPhone 14 Pro

104,990 L114,990 L
 
BEST DEALS

Apple iPhone 14 Pro Max

99,990 L159,900 L