Monedhë

Kategoritë

4 vjet më parë

Frekuenca e adaptueshme 120Hz e telefonëve Samsung kursen energjinë

Në konfigurimin më të ngadaltë Samsung thotë se mund të përdorë vetëm 60% të energjisë së nevojshme gjatë operimit normal.

Javën e kaluar Samsung prezantoi linjën Galaxy Note dhe modeli më i shtrenjtë vjen me ekran 120Hz. Një frekuencë më e lartë rifreskimi e bën telefonin të duket më i shpejtësi gjatë përdorim me një laps Stylus ose duke luajtur lojëra.

Megjithatë vë presion edhe mbi baterinë. Samsung Display tha se ekranet OLED me frekuencë të adaptueshme të cilët ofrohen edhe për prodhuesit e tjerë që ndërtojnë telefonë, janë ndryshe nga ekranet që kemi parë në të kaluarën me frekuencë të lartë e cila është e pandryshueshme.

Ky ekran i cili debutoi në Galaxy Note 20 Ultra 5G mund të arrijë 120Hz në gaming, bie në 60Hz për video, 30Hz gjatë dërgimit të mesazheve dhe deri në 10Hz ku po shikoni një foto.

Në konfigurimin më të ngadaltë Samsung thotë se mund të përdorë vetëm 60% të energjisë së nevojshme gjatë operimit normal.

Në tërësi kompania thotë se kjo teknologji kursen 22% energji krahasuar me ekranet e tjera.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: