Monedhë

Kategoritë

4 vjet më parë

Fundi i 2020-ës do të jetë fundi i një teknologjie dominuese në dekadën e fundit

Ndërsa këtë vit nuk do të kemi më mundësi të shkarkojmë Flash, përmbajtjet e bazuar në teknologjinë në fjalë nuk do të luhen më nga 2021.

Nuk përbën sekret ajo që pritet të ndodhë në fund të 2020-ës kur Adobe Flash nuk do të ketë më mbështetje. Në fund të vitit Adobe do të paralajmërojë përdoruesit të çinstalojnë Flash nga kompjuterët e tyre ndërsa ka ardhur koha që shtojca ti përkasë së kaluarës.

Ndërsa këtë vit nuk do të kemi më mundësi të shkarkojmë Flash, përmbajtjet e bazuar në teknologjinë në fjalë nuk do të luhen më nga 2021.

Adobe Flash ka qenë një makth i vërtetë sigurie në të kaluarën pavarësisht përfitimeve që kishte, në fund nuk ja vlente dhe gradualisht HTML5 filloi ta zëvendësonte kudo në ueb.

Përdorimi i Flash pasi ti ketë përfunduar mbështetja është vetëm se një ftesë e hapur për hakerët të hyjnë në kompjuterin tuaj. Një dekadë më parë Adobe ankohej se Apple ishte duke vendosur kufizimeve në përdorimin e Flash në iPhone dhe iPad duke shtyrë zhvilluesit drejt përmbajtjeve të uebit.

Sot edhe vetë Adobe e konsideron Flash një barrë.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: