WhatsApp thotë se funksionaliteti do të ndihmojë në parandalimin e thirrjeve spam dhe nga njerëz të panjohur.
Funksionaliteti më i fundit i WhatsApp mund të heshtë automatikisht thirrjet hyrëse që vinë nga një numër i panjohur.
Ky opsion mund të aksesohet duke shkuar në Settings – Privacy – Calls dhe më pas të aktivizoni Silence Unknown Callers.
WhatsApp thotë se funksionaliteti do të ndihmojë në parandalimin e thirrjeve spam dhe nga njerëz të panjohur.
Kur aktivizohet, të gjitha thirrjet hyrëse nga numra të paregjistruar nuk do të kenë as tingull as njoftime vizuale nga aplikacioni. Megjithatë këto thirrje shfaqen në listën e thirrjeve të fundit me një shënim “silenced unknown caller” ngjitur me to.
Një funksionalitet i tillë është i mirëpritur sidomos për përdoruesit Indianë të cilët vuajnë nga thirrjet spam.
Krahas tij, WhatsApp tha se do të shtojë një funksion të ri “Privacy Checkup” i dizajnuar për të informuar përdoruesit rreth privatësisë dhe sigurisë që ofron WhatsApp hap pas hapi.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë