Monedhë

Kategoritë

4 vjet më parë

Gjermania lançon një aplikacion për të gjurmuar koronavirusin

Përdoruesit duhet të japin edhe informacione personale si kodi postare, mosha, gjinia, lartësia dhe pesha.

Autoritetet shëndetësore në Gjermani lançuan ditën e Marte një aplikacion për orët inteligjente në bashkëpunim me startupin Thryve për të monitoruar përhapjen e koronavirusit.

I quajtur The Corona-Datenspende aplikacioni grumbullon informacione jetike nga vullnetarë që përdorin orë inteligjente si pulsi, temperatura apo gjumi për të mësuar nëse kanë sëmundje gripale.

Rezultatet do të publikohen në një hartë online. Aplikacioni është i disponueshëm për shkarkim në Google Play Store dhe Apple App Store dhe mund të përdoret vullnetarisht.

Përdoruesit duhet të japin edhe informacione personale si kodi postare, mosha, gjinia, lartësia dhe pesha.

Informacionet e ndara prej tyre monitorohen vazhdimisht. Autoritetet shpresojnë se afro 100,000 njerëz do të përdorin aplikacionin. Për zhvillimin e aplikacionit u deshën 4 javë dhe kontribut dha startupi Thryve i themeluar në 2017-ën.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: