Me mbështetjen e shtuar, përdoruesit mund të shkarkojnë aplikacionin Google Wallet në pajisjet e tyre Android dhe nëse NFC mbështetet mund të paguajnë përmes telefonit të tyre.
Google Wallet po zgjerohet në më shumë vende të botës dhe siç duket kësaj here e ka pasur radhën Ballkani.
Përmes një postim komuniteti, Google Wallet tashmë është i disponueshëm në 5 vende të reja ku përfshihet Shqipëria, Argjentina, Bosnje dhe Hercegovina, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi.
Me mbështetjen e shtuar, përdoruesit mund të shkarkojnë aplikacionin Google Wallet në pajisjet e tyre Android dhe nëse NFC mbështetet mund të paguajnë përmes telefonit të tyre.
Këto vende të reja gjithashtu kanë mbështetje për Google Wallet në Wear OS. Megjithatë mbështetja e Google Wallet varet edhe nga banka juaj apo ofruesit e kartës së kreditit më tepër sesa nga vendi ku orohet.
Për shembull në Maqedoninë e Veriut funksionon vetëm me NLB Bank ndërsa në Shqipëri vetëm me kartat e lëshuara nga ProCredit Bank. Google ka një faqe suporti ku detajon bankat të cilat mbështeten në çdo vend të botës përfshirë pesë vendet e reja.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë