Monedhë

Kategoritë

4 vjet më parë

Google integron shërbimin e komunikimit Meet në aplikacionin Gmail

Kompania tha se aplikacioni Android do të ketë një tab të dedikuar të Meet ku aty përdoruesit mund tu bashkohen bisedave ose të nisin biseda të reja.

Google në muajt e fundit ka shtyrë përpara planet për integrimin e shërbimit të komunikimit Google Meet, rivali i Microsoft Teams dhe Zoom, duke mundësuar akses në video thirrje me cilësi dhe të qëndrueshme.

Një prej gjërave që kishte premtuar së fundi ishte integrimi në aplikacionin Gmail për iOS dhe Android dhe Google e mbajti premtimin.

Sapo ka filluar të dërgojë Meet në aplikacionin Gmail në Android, një javë pasi përdoruesit e iOS fituan akses në të.

Kompania tha se aplikacioni Android do të ketë një tab të dedikuar të Meet ku aty përdoruesit mund tu bashkohen bisedave ose të nisin biseda të reja.

Opsioni do të jetë aktiv automatikisht por mund të çaktivizohet në konfigurimin e aplikacionit. Ofrohet për të gjithë përdoruesit por ata që nuk janë G Suite, telefonatat do të ndërpriten pas 60 minutash. Por që kjo rregullore nuk do të hyjë në fuqi përpara 30 Shtatorit.

Në një të ardhme të afërt përdoruesit e aplikacionit Gmail do të kenë akses në shumë shumë opsione sesa Meet. Google ka plane të mëdha për ta shndërruar në një hub shërbimesh ku vetëm pak ditë më parë njoftoi integrimin e Google Chat, Docs, dhe Rooms.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: