Monedhë

Kategoritë

5 muaj më parë

Google Pixel 8 vjen me ekran më cilësor dhe çipin e ri Tensor G3

Telefoni sjell përditësime në brendësi dhe jashtë me një dizajn i cili është më kompakt se asnjëherë më parë.

Google Pixel 8 vjen me ekran më cilësor dhe çipin e ri Tensor G3

Pas disa muajsh spekulimesh, Google Pixel 8 më në fund është prezantuar ditën e Mërkure gjatë evenimentit Made by Google.

Telefoni sjell përditësime në brendësi dhe jashtë me një dizajn i cili është më kompakt se asnjëherë më parë.

Ekrani 6.2-inç është më i vogël sesa modeli i vitit të kaluar Pixel 7. Megjithatë Pixel më i ri ka të njëjtin rezolucion ekrani prej 1080×2400 piksel.

Teknologjia Actua OLED e Google premton ngjyra më të forta ekrani dhe më shumë detaje me ndriçim deri në 1400 nits. Kjo përkthehet në 40 përqind më shumë ndriçim sesa flagshipi i vitit të kaluar.

Pixel 7 kishte ekran 90Hz, ndërsa Pixel 8 ka ekran dinamik mes 60 deri në 120Hz. Së bashku me ekranin më të vogël vjen bateria më e madhe e Pixel 8 prej 4,485mAh, dy kombinime të cilat mund të prodhojnë jetëgjatësi më të lartë baterie.

Vjen me teknologjinë e karikimit të shpejtë që mund të dërgojë baterinë nga zero në 50 përqind në 30 minuta.

Pamja e harduerit nuk ka pësuar ndryshime të mëdha. Ende është shiriti i kamerës së pasme, por skajet dhe vijat janë më të lëmuara së bashku me xhamin e kapakut të pasmë.

Vitin e kaluar Pixel 7 kishte një dizajn mat ndërsa Pixel 7 Pro kishte një dizajn me reflektim. Këtë vit ky trend ka ndryshuar.

Përditësimi më i madh është tek kamerat e pasme. Pixel 8 ka të njëjtin sensor parësor si Pixel 8 Pro prej 50-megapiksel octa PD me hapje f/1.68. Është i aftë të prodhojë një zmadhim optike 2x dhe dixhital prej 8x.

Kamera me kënd të gjerë është pajisur me korrigjim të lentës duke qenë se imazhi shformohet drejt cepave në rastin e përdorimit të sensorit ultrawide.

Google pretendon se përdoruesit do të shikojnë në autofokus më të shpejtë sidomos në dritë të pakët. Këto kamera padyshim do të fuqizohen nga softuerët e optimizuar të Google.

Çipi i ri Tensor G3 gjithashtu do të përmirësojë performancën. Google thotë se modelet machine learning në Pixel 8 janë 10 herë më komplekse sesa në Pixel 6, telefoni i parë me çipin Google Tensor.

Pixel 8 është në shitje nga dita e sotme për 699 dollarë.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

SAPO ERDHI

Apple iPhone 15 Pro

109,990 L144,990 L
 
BEST DEALS

Apple iPhone 15 Pro Max

129,990 L164,990 L
 
BEST DEALS

Apple iPhone 14 Pro Max

99,990 L159,900 L
 

Apple iPhone 14 Pro

104,990 L114,990 L
 
24 ORE OFERTA ONLINE

Samsung Galaxy S23 Ultra

87,990 L97,990 L
 
SAPO ERDHI

Samsung Galaxy S23 Plus

84,990 L
 

Samsung Galaxy S23

62,990 L74,990 L