Monedhë

Kategoritë

4 vjet më parë

Huawei ka gjetur një mënyrë sesi të shesë telefonë me aplikacionet e Google

Përtej këtyre është i një produkt i vitit të kaluar, varianti 6.47-inç OLED me katërt kemra të pasme dhe me suitën e plotë të aplikacioneve të Google.

Huawei prezantoi ditën e sotme një telefon të ri i cili në fakt është modeli i vjetër P30 Pro por që kompania e quan “New Edition.” Telefoni vjen me Android 10 dhe një ngjyrë të re të argjendtë.

Përtej këtyre është i një produkt i vitit të kaluar, varianti 6.47-inç OLED me katërt kemra të pasme dhe me suitën e plotë të aplikacioneve të Google.

Në uebsajtin Gjerman Huawei thekson veçanërisht aplikacionet e shërbimet e Google për këtë telefon. P30 Pro është një produkt i rëndësishëm për Huawei sepse ka qenë flagshipi i fundit i kompanisë që nuk u kap nga sanksionet Amerikane duke e lejuar të përdorë aplikacionet e shërbimet e Google.

Ndërsa kompania vazhdoi të lançonte modele të reja si Mate 30 dhe P40 Pro, gjithashtu lançoi P30 Pro në Shtator për ata që nuk ishin ende gati të largoheshin prej aplikacioneve të Google.

Statistikat e shitjeve të Huawei tregojnë se njerëzit nuk duan të blejnë telefonë Android pa aplikacionet e Google. Telefoni i ri del në shitje në Gjermni më 1 Qershor për 749 euro për modelin 256GB, një çmim shumë më i ulët sesa 1,099 euro një vit më parë. 

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: