Monedhë

Kategoritë

5 muaj më parë

Intel Core i9-14900K vendos rekord botëror frekuence

Edhe pse rezultati përfundimtar i pranuar ishte 9,043.92Mhz, Skatterbencher, i cili bashkëpunoi në këtë projekt, pretendon se kanë arritur 9.1Ghz. Ekipi do të provojë të arrijë këtë frekuencë rekord edhe njëherë tjetër.

Intel Core i9-14900K vendos rekord botëror frekuence

Intel nxori në shitje së fundi procesorët e gjeneratës së 14-të Intel të cilët janë një përditësim i vogël krahasuar me paraardhësit. Ende entuziastët kanë provuar se rritja e vogël e performancës është e mjaftueshme për të thyer një rekord të ri të frekuencës në desktop.

Një procesor sapo ka kapërcyer frekuencën 9Ghz arritur nga një overclocker. Ekipi pas këtij eksperimenti ka vendosur të testojë akoma më tutje çfarë procesori mund të arrijë.

Jon “Elmor” Sandstrom nga ElmorLabs në bashkëpunim me Asus ROG kanë dërguar frekuencën e një procesori Core i9-14900KF në 9.04Ghz, një frekuencë e paprecedent deri më sot nga një procesor dhe 50 përqind më shumë sesa frekuenca maksimale 6Ghz që mund të arrijë përcaktuar nga Intel.

U deshën disa prova për të arritur këtë frekuencë të cilën e dëshmuan përmes matjeve të aplikacionit CPU-Z. Elmor dhe Asus përdorën helium të lëngshëm në vend të nitrogjenit të lëngshëm i cili përdoret kryesisht për testime të tilla.

Edhe pse rezultati përfundimtar i pranuar ishte 9,043.92Mhz, Skatterbencher, i cili bashkëpunoi në këtë projekt, pretendon se kanë arritur 9.1Ghz. Ekipi do të provojë të arrijë këtë frekuencë rekord edhe njëherë tjetër.

Gara për frekuencat rekord të procesorëve kishte ngecur në vend përpara se Elmor të fillonte të thyente kufijtë e vendosur një dekadë më parë. AMD FX-8350 mbante rekordin për frekuencën më të lartë arritur ndonjëherë prej 8,793.33Mhz arritur në 2012. Ky rekord qëndron deri në Tetor të 202 kur Elmor e theu me Core i9-13900K dhe frekuencën prej 8,812.85Mhz. me të njëjtin procesor arriti 9Ghz në Dhjetor të vitit të kaluar. 

Copyright: © PCWorld Albania