Në 2022 Intel prezantoi Arc A350M që përmban 8 bërthama Xe dhe 8 njësi ray-tracing, frekuencë 1550Mhz dhe 4GB memorie.
Intel ka lançuar në heshtje Arc A530M dhe Arc A570M për laptopët, dy karta grafike të segmentit të ulët dhe të mesëm për blerësit me buxhet të ulët.
Ndërsa Intel ka konfirmuar dy kartat grafike, ende nuk ka një prezantim zyrtar. Anandtech raportoi se modelet e reja janë një hap përpara krahasuar me Arc A370M testuar në Maj të 2022, që e vendosi Arc mbi RTX 3050 por poshtë disa grafikave më serioze.
Në 2022 Intel prezantoi Arc A350M që përmban 8 bërthama Xe dhe 8 njësi ray-tracing, frekuencë 1550Mhz dhe 4GB memorie.
A530M e dërgon numrin e bërthamave në 12 Xe dhe 12 ray-tracing me frekuencë 1300Mhz dhe 4GB ose 8GB memorie. A570M përdor 16 bërthama Xe dhe 16 njësi ray-tracing me frekuencë 1300Mhz dhe 8GB memorie.
Fuqia e dy pjesëve varion nga 65W deri në 95W për A530M dhe 75W deri në 95W për A570M. Edhe pse nuk kemi ende një ide të qartë se çfarë performance mund të ofrojnë, kujtojmë A550M mundësonte eksperiencë gaming 1080p me konfigurime të mesme deri të larta të cilësisë.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë