Krahas iOS 18-ës, Apple ka lançuar edhe iPadOS 18, visionOS 2, macOS Sequioa, tvOS 18 dhe watchOS 11 ku të gjithë po vinë në pajisjet respektive.
iOS 18 më në fund ka mbërritur për publikun mbrëmjen e së Hënës. Ju mund të shkarkoni dhe instaloni në pajisjen tuaj nëse është e pajtueshme por gjithashtu vjen i instaluar në iPhone 16, iPhone 16 Plus, iPhone 16 Pro dhe iPhone 16 Pro Max kur të dalin në shitje më 20 Shtator.
Pajisjet të cilat mund të marrin përditësimin duhet të shkojnë në Settings > General > About > Software Update për të filluar procesin e shkarkimit dhe instalimit.
Për të parë nëse pajisja juaj mund të instalojë versionin 18 të iOS, ju ftojmë të lexoni këtë artikull.
Krahas iOS 18-ës, Apple ka lançuar edhe iPadOS 18, visionOS 2, macOS Sequioa, tvOS 18 dhe watchOS 11 ku të gjithë po vinë në pajisjet respektive. Sigurohuni që pajisja juaj ka mjaftueshëm hapësirë dhe mund të instalojë përditësimin.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë