Monedhë

Kategoritë

4 vjet më parë

iPhone 12 Pro Max ka bateri më të vogël se modeli i vitit të kaluar

Pavarësisht baterisë më të vogël, specifikat që Apple ndan thonë se jetëgjatësia do të jetë e barabartë me baterinë e iPhone 11 Pro Max.

iPhone 12 Pro Max ka bateri prej 3,678 mAh, e cila është7% më pak në kapacitet sesa 3,969 mAh në iPhone 12 Pro Max sipas MacRumors.

Gjithashtu iPhone 12 Pro Max vjen me 6GB RAM përkundër 4GB RAM që kishte modeli i kaluar.  Informacionet sajti i mori nga autoritetet rregullatore tek të cilat ka aplikuar Apple për të marrë certifikimet dhe aprovimet e nevojshme.

Pavarësisht baterisë më të vogël, specifikat që Apple ndan thonë se jetëgjatësia do të jetë e barabartë me baterinë e iPhone 11 Pro Max.

Të dy telefonët kanë jetëgjatësi prej 20 orësh luajtje video dhe 80-orë luajtje audio. Apple asnjëherë nuk specifikon kapacitetin e RAM, por në çmontimet që do të pasojnë për telefonin kanë për të konfirmuar ose jo këto detaje. /PCWorld Albanian

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: