Monedhë

Kategoritë

2 vjet më parë

iPhone XR mbijeton 10 muaj i zhytur në një lum

Një histori e ngjashme ndodhi 6 vite më parë kur iPhone 4 i një përdoruesi mbijetoi për 18 muaj nën një liqen të ngrirë.

iPhone XR mbijeton 10 muaj i zhytur në një lum

Apple thotë se iPhone e fundit janë ndërtuar për ti rezistuar ujit në thellësi 6 metër për 30 minuta. Megjithatë një Britanik gjeti iPhone e tij plotësisht funksional pas 10 muajsh nën ujë.

Më e jashtëzakonshme është se Owain Davies rimori telefonin të cilin e kishte humbur gjatë një udhëtimi Verën e kaluar.

Telefoni nuk dukej në shkëlqimin e tij dhe personi që e gjeti nuk besonte se do të ndizej fare. Duke menduar se mund të kishte përmbajtje të rëndësishme për pronarin, Miguel Pachecho e mori, e thau, e pastroi dhe vendosi në karikim.

Ajo çfarë ndodhi e çuditi. Telefoni u ndez dhe tregoi datën 13 Gusht, ditën kur ra në ujë. Madje kishte një foto të çiftit të ri. Pachecho postoi imazhin në median sociale dhe mori mijëra shpërndarje derisa pronari i telefonit u zbulua.

Një histori e ngjashme ndodhu 6 vite më parë kur iPhone 4 i një përdoruesi mbijetoi për 18 muaj nën një liqen të ngrirë.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

Xiaomi 12

59,990 L
 
BEST DEALS

Redmi Airdots 2S

2,490 L