Monedhë

Kategoritë

10 muaj më parë

Ish-CEO i Google thotë se AI është rrezik ekzistencial për njerëzimin

ChatGPT, roboti me AI që u bë viral vitin e kaluar, ka shtuar interesimin për inteligjencën artificiale ndërsa kompani të mëdha në mbarë botën po kërkojnë të laçojnë produktet e tyre rivale.

Ish-CEO i Google thotë se AI është rrezik ekzistencial për njerëzimin

Inteligjenca artificiale mund të përbëjë një rrezik ekzistencial dhe qeveritë duhet të mësojnë sesi të parandalohet keqpërdorimi i saj nga njerëz të këqij tha ish CEO i Google Eric Schmidt.

E ardhmja e AI është vënë në vëmendjen e shumë debateve mes teknologjistëve dhe politikbërësve të cilët po ideojnë sesi ka për tu dukur kjo teknologji në të ardhmen sesi do të rregullohet.

ChatGPT, roboti me AI që u bë viral vitin e kaluar, ka shtuar interesimin për inteligjencën artificiale ndërsa kompani të mëdha në mbarë botën po kërkojnë të laçojnë produktet e tyre rivale.

Duke folur për Samtin e Këshillit të CEO-ve në Londër organizuar nga The Wall Street Journal, Schmidt tha se shqetësimi i tij është rreziku ekzistencial që përbën AI.

“Një rrezik ekzistencial do të thotë dëmtim apo vrasje të shumë njerëzve,” tha ai.

“Ka skenarë që thonë se këto sisteme do të mund të gjejnë probleme sigurie zero-ditore ose lloje të reja biologjie. Sot mund të duket çudi, por në të ardhmen mund të bëhet realiteti,” tha ai.

Edhe vetë CEO i OpenAI, kompania që zhvilloi ChatGPT, është shprehur i frikësuar rreth inteligjencës artificiale. Ndërsa CEO i Tesla Elon Musk ka thënë se inteligjenca artificiale është rreziku më i madh i civilizimit. 

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

Samsung Galaxy S23 Ultra

87,990 L93,990 L