Facebook do të mbajë postimet për 30 ditë në kosh në rast se keni fshirë ndonjë prej tyre gabimisht dhe dëshironi ta riktheni.
Budallenj kemi qenë të gjithë dikur prandaj nuk është turp të kemi me dhjetëra postime në Facebook të cilat nuk do të kishim dashur që ti kishim publikuar. Normalisht nuk do të dëshironim që të tjerët ti shohin dhe për këtë rrjeti social Facebook ofron mundësinë për ti fshirë në grup.
Përpara se të fillojmë, funksionaliteti i fshirjes së disa postimeve njëherazi është i disponueshëm vetëm në aplikacionet mobile Android, iOS dhe Lite. Prandaj sigurohuni të keni njërin prej tyre përpara se të fillojmë.
Procedura është e thjeshtë dhe e ngjashme për të tre aplikacionet:
Të gjitha postimet e fshira ose të arkivuara shfaqen si etiketa në seksionin Your Posts. Facebook do të mbajë postimet për 30 ditë në kosh në rast se keni fshirë ndonjë prej tyre gabimisht dhe dëshironi ta riktheni.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë