Monedhë

Kategoritë

4 muaj më parë

Ja sesi të ndiqni live prezantimin e serive Galaxy S25

Bazuar në një kombinim të historikut të fundit dhe informacioneve të rrjedhura, ky eveniment do të zbulojë linjën e fundit Galaxy S25.

Ja sesi të ndiqni live prezantimin e serive Galaxy S25

Pritja për evenimentin e parë Galaxy Unpacked të Samsung për 2025 ka përfunduar. Ditën e Mërkure, më 22 Janar, do të mund të shikoni Samsung të prezantojë pajisjet e reja.

Bazuar në një kombinim të historikut të fundit dhe informacioneve të rrjedhura, ky eveniment do të zbulojë linjën e fundit Galaxy S25.

Telefonë e rinj do të kenë çipin Snapdragon 8 Elite dhe vinë me disa ndryshime të dizajnit dhe ngjyra të reja. Një postim në blog i Samsung konfirmoi edhe debutimin e One UI 7 ku do të shohim risitë e sistemit operativ më të fundit.

Përtej këtyre dy produkteve, Samsung do të flasë padyshim edhe për Galaxy AI por edhe produktin më të fundit “Project Moohan”, një veshje inteligjente zhvilluar në bashkëpunim me platformën Android XR të Google.

Evenimenti fillon në 19:00 me orën tonë lokale dhe do të transmetohet live në YouTube edhe uebsajtin e kompanisë.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

OFERTA ONLINE

Samsung Galaxy S24

52,990 L59,990 L
 

SAPO ERDHI - BLI ONLINE

SAPO ERDHI

DJI Mavic 4 Pro (DJI RC 2)