Kjo rritje e investimit vjen ndërsa çmimi i Bitcoin sillet rreth 64,000 dollarëve pavarësisht një rënie mëngjesin e së Hënes.
ETF-të Bitcoin tërhoqën më shumë se 1 miliardë dollarë të hyra në javën e kaluar, niveli më i lartë që prej muajit Korrik. Ekspertët thonë se kjo është një provë se investitorët institucionalë po përfshin çdo ditë e më shumë në asetet dixhitale.
Kjo rritje e investimit vjen ndërsa çmimi i Bitcoin sillet rreth 64,000 dollarëve pavarësisht një rënie mëngjesin e së Hënes.
ETF-të Ethereum të Blockrock regjistruan të hyra prej 94.9 milionë dollarësh ndjekur nga ETF-të Ethereum të Fidelity me 64.9 milionë dollarë.
Është një lëvizje pozitive pavarësisht daljeve prej 127 milionë dollarë ETF Ethereum të Grayscale.
Ky nivel i lartë hyrjesh në Bitcoin është sinjal i besimit të investitorëve në kriptomonedhën më të madhe në botë. Fluksi i kapitalit në produktet financiare të bazuara në Bitcoin tregon me sa duket një besim në rritje në tregun e kriptomonedhave mes zhvillimeve makroekonomike.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë