Monedhë

Kategoritë

12 muaj më parë

Kamerat e iPhone 15 Pro dhe Pro Max fshehin një të vërtetë të hidhur

Përtej jetëgjatësisë së baterisë, Pro dhe Pro Max kanë qenë gjithnjë të barabartë ku blerja vendosej sipas madhësisë së telefonit që përdoruesit kërkonin.

Kamerat e iPhone 15 Pro dhe Pro Max fshehin një të vërtetë të hidhur

Ndryshimi më i madh në iPhone 15 është menduar që do të jetë implementimi i USB-C kjo edhe detyruar nga një rregullore e re e Bashkimit Evropian.

Por për fansat e iPhone, një informacion i fundit thotë se janë kamerat ato të cilat do të bëjnë dallimin në gjeneratën e re.

Informatori i respektuar Uknownz21 thotë se lentja periskop do të jetë një ekskluzivitet i iPhone 15 Pro Max. Ky spekulim ka qarkulluar prej disa muajsh, por shumë pak e morën seriozisht duke qenë se do të irritonte blerësit e iPhone.

Përtej jetëgjatësisë së baterisë, Pro dhe Pro Max kanë qenë gjithnjë të barabartë ku blerja vendosej sipas madhësisë së telefonit që përdoruesit kërkonin.

Tashmë me linjën iPhone 15 do të jetë një tjetër tipar dallues duke detyruar disa përdorues të blejnë një iPhone më të madh sesa do kishin dëshiruar.

Por nuk do të ishte Apple e vetmja kompani që e bën këtë. Samsung ka vepruar njëlloj me Galaxy S23 Ultra duke kufizuar kamerën periskop tek ky model.

Pse kanë vepruar kështu edhe rivalët? Me shumë gjasa është një problem hapësire. Edhe pse Apple i ka tejkaluar këto limite me iPhone Pro deri më sot, përfshirja e një lenteje periskop është sfidë më vete.

2023 pritet të jetë viti ku blerësit e rinj të iPhone duhet të marrin modelin më të shtrenjtë nëse duan më të mirën.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

Apple iPhone 13 Pro Max

59,990 L61,990 L
 

Apple iPhone 13 Pro

49,990 L57,990 L
 

Apple iPhone 12 Pro Max

44,990 L49,990 L
 

Apple iPhone 12 Pro

37,990 L41,990 L