Monedhë

Kategoritë

3 vjet më parë

Kartat e reja grafike të rangut të mesëm nga AMD marrin formë

Informacionet rreth tyre janë të pakta por presim të kenë afro 40 njësi përpunimi dhe 2560 procesorë transmetimi me 12 ose 16GB RAM.

Kartat e reja grafike të rangut të mesëm nga AMD marrin formë

Në fund të muajit Mars pritet që AMD të lançojë kartat e reja grafike që i përkasin segmentit të mesëm Radeon 6700 dhe Radeon 6700XT me procesorin e ri grafike Navi.

Kartat që shpresonim ti shikojmë në fund të këtij muaji do të shiten nën nivelin e 500 dollarëve duke u vendosur në një linjë me RTX 3060 Ti. Megjithatë është me rëndësi të mësojmë se cila do të jetë diferenca në çmim mes dy rivalëve.

Dy modelet e reja vinë me Navi 22XL dhe Navi 22 XT që fuqizojnë RX 6700 dhe RX 6700XT respektivisht. Informacionet rreth tyre janë të pakta por presim të kenë afro 40 njësi përpunimi dhe 2560 procesorë transmetimi me 12 ose 16GB RAM.

Kur shefja e AMD Lisa Su zbuloi modelet e reja AMD Big Navi në Nëntor, ato dolën në shitje brenda muajit. Të njëjtën gjë presim edhe nga modelet RX 6700.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: