Ndarje idesh dhe diskutime mbi të ardhmen e teknologjikë, ky eveniment është projektuar që të mbahet çdo 2 vite duke afruar bashkë komunitetin e zhvilluesve në vend.
Më 23 Janar 2024 në Prishtinë organizohet për herë të parë konferenca NEXTWAVE Dev, një udhëtim transformues në zemrën e inovacionit teknologjik i cili ka për qëllim të sjellë bashkë mendjet më të ndritura në fushën e zhvillimit të softuerit.
Ndarje idesh dhe diskutime mbi të ardhmen e teknologjikë, ky eveniment është projektuar që të mbahet çdo 2 vite duke afruar bashkë komunitetin e zhvilluesve në vend.
“Ne besojmë që ky ritëm do të na lejojë të mbajmë hapin me inovacionet e shpejta në teknologji dhe të ofrojmë një platformë të vazhdueshme për mësim dhe bashkëpunim por gjithherë pa u bërë monoton për audiencën,” tha Besart Kuleta për PCWorld.
Me folës si Rexhep Kqiku, Egzon Zeneli, Besart Kuleta, Arian Xhezairi, Betim Shala, Fatos Morina dhe Enis Hyseni, NEXTWAVE Dev do të sjellë në vëmendjen e pjesëmarrësve tematika si: Inteligjenca Artificiale, Automatizimi dhe Hardueri, Platformat No-Code, Arkitekturën e Shkallëzuar, Arkitekturën Event Driven, dhe Branding për Inxhinierët.
“Këto janë vetëm disa nga pikat kryesore që do të shërbejnë si qendra të diskutimeve të frytshme dhe inovacionit,” tha Besarti.
Çdo sesion do të jetë një mundësi e artë për të zgjeruar horizontet e zhvilluesve, duke sfiduar mënyrën të të menduarit dhe duke zgjeruar rrjetin profesional.
“Me qindra pjesëmarrës që tashmë kanë shprehur interesim, jemi të emocionuar për potencialin e kësaj konference për të krijuar një impakt të vërtetë. Pjesëmarrësit e konfirmuar fillojnë nga lider të industrisë, personalitete publike, deputet të Kuvendit të Republikës së Kosovës deri tek inxhinierët, gazetarët, studentët,” tha Besarti.
Ky eveniment mbështet nga partnerë Gold si Kerveshi & Partners Law Firm, NETTXIO, KLSC, partnerë Silver si Gjirafa50.com, Scardus Investment Group, Postman, partnerë Bronze si COGNYSS, Techkos dhe partnerë mediatikë si PCWorld dhe Telegrafi.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë