Monedhë

Kategoritë

3 vjet më parë

Kriptomonedha e Facebook mund të debutojë që në Janar

Në të vërtetë nuk është kriptomonedhë e Facebook por e një organizate ku Facebook është bashkëthemelues.

Kriptomonedha e Facebook mund të debutojë që në Janar

Libra, kriptomonedha e krijuar nga rrjeti social Facebook, mund të debutojë në Janar sipas Financial Times. Megjithatë ky debutim do të jetë jo në versionin e parë, por një plan më i ngushtuar lançimi.

Kriptomonedha Libra do të këmbehet me një 1 dollarë Amerikan raportoi gazeta ditën e Premte. Në Prill organizata që lançon Libra tha se kriptomonedha do të mbështetet në disa valuta si dollari, euro dhe paundi duke u sjellë si një stablecoin.

Ende debutimi i Libra varet nga aprovimi i autoriteteve rregullatore. Rrjeti social është kritikuar shumë për Libra që kur e zbuloi si plan në mesin e 2019-ës duke ndryshuar vazhdimisht objektivat. Shumë partnerë janë larguar nga projekti.

Në të vërtetë nuk është kriptomonedhë e Facebook por e një organizate ku Facebook është bashkëthemelues.

Kjo organizatë do të shërbente si autoritet financiar për kriptomonedhën. Interesi i vërtetë i Facebook është tek format dixhitale të pagesave ku rrjeti social ka një monedhë virtuale që e quan Credits përmes të cilës përdoruesit bënin pagesa në lojërat e luajtura.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

Apple iPhone 11 Pro

29,990 L31,990 L