Monedhë

Kategoritë

1 javë më parë

Lenovo ThinkBook 16 është laptopi Copilot+ me koston më të ulët që mund të blihet

ThinkBook është një brend që shkon për sipërmarrjet. Përmban procesorin e ri Snapdragon X Plus me 8 bërthama i cili përfshin edhe një NPU të dedikuar për proceset AI.

Lenovo ThinkBook 16 është laptopi Copilot+ me koston më të ulët që mund të blihet

Ashtu si Acer dhe Asus, Lenovo po shfrytëzon evenimentin vjetor të teknologjisë në Berlin IFA 2024 për të prezantuar disa kompjuterë të rinj Copilot+.

Megjithatë brendi në fjalë po merr një drejtim tjetër krahasuar me rivalët duke u përqendruar tek kostoja e përballueshme për konsumatorët.

Kompania prezantoi gjeneratën e 7-të të ThinkBook 16.

ThinkBook është një brend që shkon për sipërmarrjet. Përmban procesorin e ri Snapdragon X Plus me 8 bërthama i cili përfshin edhe një NPU të dedikuar për proceset AI.

Lenovo pretendon se çipi ju jep përdoruesve jetëgjatësi baterie disa ditore edhe pse nuk jep një shifër. Megjithatë kompania theksoi baterinë 84Whr të laptopit, një kapacitet ndër më të lartët që mund të gjeni në një pajisje të tillë.

Natyralisht është një laptop i madh falë ekranit 16-inç. Por ka një trashësi prej vetëm 16mm kur është i mbyllur. Zakonisht laptopët e hollë operojnë në temperatura të larta por procesori me 8 bërthama Snapdragon nuk duhet të përbëjë problem.

ThinkBook 16 Gen 7 del në shitje në Tetor me çmim prej 750 dollarësh duke u bërë laptopi Copilot+ më buxhetor që mund të blini. Krahas tij do të shitet një variant ThinkBook 16 Plus Gen 7 me bateri 85Whr, një procesor Ryzen AI 9 365 dhe një grafikë të dedikuar AMD Radeon. Ky laptop do të kushtojë 1,300 dollarë.

Copyright: © PCWorld Albania