Monedhë

Kategoritë

4 vjet më parë

Lojtari profesionist largohet nga Twitch në YouTube Gaming

Në YouTube Gaming ai ka afro 1.7 milionë ndjekës. Transmetimi i tij i parë në YouTube fillon më 31 Gusht.

Lojtari profesionist largohet nga Twitch në YouTube Gaming

Twitch ka humbur një prej yjeve më popullor dhe të njohur i cili u largua në drejtim të YouTube. Ditën e Hënë, Benjamin “DrLupo” lajmëroi se kishte nënshkruar një marrëveshje ekskluzive me YouTube Gaming.

Marrëveshja vjen dy vite pasi Lupo nënshkroi një marrëveshje tjetër ekskluzive me Twitch tashmë në pronësi të Amazon dhe raportohej në disa miliona dollarë në vit.

Twitch tha se i uron vetëm më të mirën DrLupo pasi ky i fundit lajmëroi largimin. Me kalimin në një platformë tjetër, Lupo lë pas 4.5 milionë ndjekësit që ai tërhoqi në Twitch.

Në YouTube Gaming ai ka afro 1.7 milionë ndjekës. Transmetimi i tij i parë në YouTube fillon më 31 Gusht.

Copyright: © PCWorld Albania

Çmimi më i mirë - OFERTA ONLINE

SUMMER TIME ONLINE

Air Conditioner VOX IFX12-SCCT 12000 BTU