Çmimi i modelit bazë prej 8GB RAM dhe 256GB memorie fillon nga 699 dollarë.
Krahas MacBook Air dhe MacBook Pro, Apple prezantoi edhe një Mac Mini në aktivitetin e 10 Nëntorit ku zbuloi produktin e shumëpritur, procesorin Apple që do të fuqizojë desktopët dhe laptopët e kompanisë në vitet e ardhshme.
Procesori shënon ndarjen e rrugëve për Apple dhe Intel i cili ka ofruar procesorët për produktet e Apple prej dy dekadash. Procesori i Apple ka katër bërthama të performancës së lartë dhe katër të performancës së ulët.
Gjithashtu përfshin tetë bërthama grafike me 128 njësi ekzekutimi dhe performancë prej 2.6 teraflops. Sipas Apple, Mac Mini i ri është 3 herë më i shpejtë sesa modeli i kaluar kur bëhet fjalë për performancën procesorike.
Sa i përket performancës grafike, është 6 herë më i shpejtë ndërsa në detyrat dhe proceset e machine learning 15 herë më i shpejtë. Në pjesën e pasme të Mac Mini gjenden një portë Ethernet, dy porta Thunderbolt/USB 4 me mbështetje për ekranet 6K, një portë HDMI 2.0, dy porta USB-A dhe një portë kufjesh 3.5mm.
Çmimi i modelit bazë prej 8GB RAM dhe 256GB memorie fillon nga 699 dollarë. Modeli me 16GB RAM kushton 200 dollarë më shumë. Variantet me 512GB, 1TB dhe 2TB kushtojnë 899 dollarë, 1099 dollarë dhe 1299 dollarë respektivisht.
Mac Mini i ri mund të porositet nga dita Mërkure ndërsa shitjet fillojnë javën e ardhshme.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë