Monedhë

Kategoritë

3 vjet më parë

Mbi 1 milionë lojtarë luajtën Cyberpunk 2077 në të njëjtën kohë

Duke qenë se CyberPunk 2077 është i disponueshëm edhe në GoG dhe Epic Games së bashku me Stadia e GeForce Now, statistika nuk kap plotësisht numrin e të gjithë lojtarëve që kanë qenë duke luajtur.

Mbi 1 milionë lojtarë luajtën Cyberpunk 2077 në të njëjtën kohë

Cyberpunk 2077 pati disa probleme në momentin e lançimit, por ato nuk kanë penguar dëshirën e madhe të shumë të pasionuarve për të luajtur.

Titulli vuri rekordin për numrin më të lartë të lojtarë në të njëjtën kohë. Vetëm më 10 Dhjetor 1,003,262 lojtarë kanë qenë duke luajtur njëherazi dhe rekordi i mëparshëm i Steam ka qenë 472,962 lojtarë njëherazi në Fallout 4 në 2015.

Duke qenë se CyberPunk 2077 është i disponueshëm edhe në GoG dhe Epic Games së bashku me Stadia e GeForce Now, statistika nuk kap plotësisht numrin e të gjithë lojtarëve që kanë qenë duke luajtur.

Si dhe nuk është llogaritur asnjë që e luan lojën nga një konsolë. Në momentin e debutimit loja bëri që serverët e Steam të binin. Pavarësisht jehonës së madhe të lojës, problemet janë ekzistente. Loja vuan me performancën në konsola dhe kompjuter që janë pak të vjetër.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: