Monedhë

Kategoritë

4 vjet më parë

Memoria e re e Samsung për smartfonët është një arritje teknologjike

Kjo teknologji përdor lazerët dhe kimikatet sensitive ndaj dritës për të gdhendur çdo çip silikoni.

Samsung është një prej kompanive e cila ka zhvilluar teknologjitë më të fundit të çipeve të memories por kësaj here teknologjia e re është revolucionare.

Firmat Koreane ka nisur prodhimin në mas të çipit të memorie 16GB LPDDR5, çipet e para prodhuar me litografinë ekstreme ultraviolet.

Kjo teknologji përdor lazerët dhe kimikatet sensitive ndaj dritës për të gdhendur çdo çip silikoni. Përveçse i jep kompania një avantazh ndaj rivalëve, nga ana tjetër zgjedh shqetësimin e madh të Samsung për të rritur kapacitetin RAM.

E gjitha përkthehet në bandwidth 6.4Gbps, 16% më shumë sesa çipet 12GB ndërsa pakoja 16GB është 30% më e hollë.

Samsung thotë se kjo memorie është ideale për smartfonët flagshipë. Samsung gjithashtu synon ta ofrojë memorien e re për makinat duke mundësuar sisteme argëtimi infotainment më të fuqishme dhe më të shpejta.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: