Monedhë

Kategoritë

2 vjet më parë

Mënyra më e lehtë dhe efikase e pastrimit të shtëpisë

Pajisjet moderne të pastrimit vijnë në forma, madhësi dhe dizajn të ndryshëm.

Nga robotët e pastrimit e deri tek fshesat e vogla të dorës, ka vërtet shumë për të zgjedhur dhe zgjedhja e produktit që mund të plotësojë nevojat tuaja specifike mund të jetë me të vërtetë një detyrë shumë e ndërlikuar.

Prandaj këtu na vjen në ndihmë Xiaomi. Xiaomi është një kompani e tillë që kërkon t’i sigurojë çdo klienti pikërisht atë që ata kërkojnë.

Edhe pse mund të mendohet si një kompani kryesisht celulare Xiaomi ka bërë emër dhe në fushën e pastrimit dhe ju ofrojnë një shumëllojshmëri të gjerë modelesh për të zgjedhur.

Në dyqanin tonë ju kemi sjellë disa nga modelet më të mira të robotëve të pastrimit duke qënë të bindur se njëri prej tyre do t’i përshtatet në mënyrë të përkryer kërkesave tuaja.

Le të nisim me Xiaomi Mi Robot Vacuum-Mop 2 Pro

Megjithëse ne mund t’jua përshkruajmë, është më mirë të provoni vetë komoditetin e të pasurit një fshesë me korrent që pastron dhe fshin për ju. Mi Robot Vacuum Mop 2 Pro e bën këtë gjë me shumë efikasitet  falë fuqisë së fortë thithëse 3000 Pa, 19 sensorëve me precizion të lartë dhe teknologjisë së navigimit me lazer LDS.

2. Xiaomi Robot Vacuum-Mop 2

Roboti i pastrimit Xiaomi Mi Robot 2 ka fuqi thithëse 2,200 Pa dhe shmang në mënyrë inteligjente çdo lloj pengese fal navigimit vizual. Sistemi i navigimit vizual me shpejtësi të lartë ndihmon në kapjen e shpejtë të informacionit të koordinuar dhe nxjerrjen e veçorive komplekse hapësinore për krijimin më të shpejtë dhe më të saktë të hartës së pastrimit.

3. Xiaomi Mi Robot Vacuum Mop P

Pastron në mënyrë automatike gjithë siperfaqen e parketit ose dyshemesë në të cilën vendoset. Me funksion larje dhe fshirje të sipërfaqes në të cilën vendoset. Mund të komandohet manualisht me anë të aplikacionit Mi HOME ose të lihet në proces automatik. Përdoret për të pastruar sipërfaqe të ndryshme si mermeri, pllaka etj. 

Për informacione më të detajuara për këto modele, por jo vetëm ju ftojmë të KLIKONI KËTU. Në linkun e mësipërm përveç robotëve të pastrimit do të gjeni gjithashtu edhe aksesorët e tyre përkatës, duke filluar që nga furçat, filtrat e deri tek koshat e mbledhjes së pluhurave.