Platformat e Meta, si Facebook, Instagram dhe WhatsApp do të mund të vijojnë të kenë qasje në përmbajtjet e Giphy si pjesë e marrëveshjes.
Meta ka shitur Giphy, motorin e kërkimit të imazheve të animuara gif tek Shutterstock për 53 milionë dollarë pavarësisht se pagoi 400 milionë dollarë tre vite më parë.
Vitin e kaluar autoritetet Britanike lëshuan një urdhër duke kërkuar që meta të shesë Giphy me arsyetimin se blerja e tij dëmton konkurrencën.
Giphy është furnizuesi kryesor me gif-e të animuara për rrjetet sociale si Snapchat, TikTok dhe Twitter.
Platformat e Meta, si Facebook, Instagram dhe WhatsApp do të mund të vijojnë të kenë qasje në përmbajtjet e Giphy si pjesë e marrëveshjes.
Çdo ditë, koleksioni më i madh në botë i gif-eve dhe afishave thotë se merr 1.3 miliardë kërkime dhe përmbajtjet e saj shfaqen 15 miliardë herë.
Kur bleu Giphy, Meta tha se do të vijonte të ishte e disponueshme për rrjetet e tjera sociale. Por autoritetet Britanike thanë se blerja do të dëmtonte konkurrencën në median sociale dhe reklamim.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë