Monedhë

Kategoritë

3 muaj më parë

Microsoft do të ofrojë përditësime me pagesë për ata që duan të përdorin Windows 10-ën përtej 2025

Microsoft Windows 10 do të arrijë fundin e mbështetjes me përditësime më 14 Tetor 2025 që do të thotë se kompania nuk do të ofrojë më veçori të reja pas asaj date.

Microsoft do të ofrojë përditësime me pagesë për ata që duan të përdorin Windows 10-ën përtej 2025

Nëse po hezitoni të hiqni dorë nga Windows 10 kur mbështetja të përfundojë pas dy vitesh, atëherë ka disa lajme të mira dhe të këqija për ju: Microsoft do të ofrojë mbështetje për ju duhet të paguani.

Microsoft Windows 10 do të arrijë fundin e mbështetjes me përditësime më 14 Tetor 2025 që do të thotë se kompania nuk do të ofrojë më veçori të reja pas asaj date.

Zakonisht do të thotë se Microsoft gjithashtu nuk ka për të ofruar më përditësime sigurie. Me përditësime sigurie, përdorimi i Windows 10-ës është një rrezik më vete.

Për bizneset Microsoft ofron Extended Security Update, një shans për të paguar Microsoft për përditësime shtesë sigurie ndërsa gradualisht kalojnë në Windows 11.

Ajo çfarë ndryshon kësaj radhe është se edhe konsumatorëve do tu ofrohet mundësia për të blerë përditësimet shtesë së sigurisë.

“Edhe pse ne rekomandojmë që të kaloni në Windows 11, kuptojmë se ka rrethana të cilat ju pengojnë ta bëni këtë gjë përpara përfundimit të mbështetjes së Windows 10-ës. Kështu, Microsoft do të ofrojë Extended Security Updates,” tha Microsoft përmes një postimi në blog.

Njëlloj si organizatat, konsumatorët do të mund të blejnë abonime vjetore përditësimesh për 3 vitet e ardhshme. Pajisjet që abonohen do të marrin përditësime mujore sigurie duke mbajtur kompjuterët Windows 10 të sigurtë.

Pyetja është sa do të kushtojnë për konsumatorët?

Copyright: © PCWorld Albania