Monedhë

Kategoritë

6 muaj më parë

Microsoft nxjerr në shitje një konsolë të re Xbox

Lajmi i madh në këtë mes është hapësira shtesë e hardiskut. Series S nuk pranojnë media fizike dhe hardisku është i vetmi opsion që keni.

Microsoft nxjerr në shitje një konsolë të re Xbox

Një konsolë e re Xbox është në shitje. Microsoft sapo ka lançuar një version vetëm dixhital të Xbox Series S në ngjyrë karboni të zezë me dyfishin e hapësirës, 1TB kundrejt 512GB që ka modeli standard.

Do të kushtojë 350 dollarë, por aq sa modelet më të shtrenjta Series S dhe vjen me një Xbox Wireless Controller.

Lajmi i madh në këtë mes është hapësira shtesë e hardiskut. Series S nuk pranojnë media fizike dhe hardisku është i vetmi opsion që keni.

Versionet e mëhershme ishin të kyçura në 512GB dhe mjafton për 3 apo katër lojëra AAA. Për shembull loja e lançuar së fundi Bethesda RPG Starfield zë 130GB hapësirë.

Duke pasur parasysh se madhësia mesatare e një loje është rreth 100GB, konsola e re Series S duhet të akomodojë shtatë apo tetë lojëra të profilit të lartë por edhe shumë tituj të vegjël Indie.

Copyright: © PCWorld Albania