Kompania vendosi të shkëpusë dy produktet nga njëri-tjetri në përpjekje për të shmangur sanksione të mundshme por kjo siç duket nuk ka mjaftuar për KE.
Komisioni Europian ushtruar një presion të jashtëzakonshëm ndaj gjigantëve të teknologjisë me gjoba dhe veprime ligjore ndërsa përpiqet të krijojë një hapësirë më konkurruese e cila është monipolizuar dita ditës.
Microsoft ka qenë prej disa vitesh në një betejë me KE i cili hapi një hetim në 2023-ën pasi Slack u ankua në 2020-ën se integrimi i Teams në Microsoft 365 ishte një praktikë anti-konkurruese.
Kompania vendosi të shkëpusë dy produktet nga njëri-tjetri në përpjekje për të shmangur sanksione të mundshme por kjo siç duket nuk ka mjaftuar për KE.
Në 2024 Komisioni Europian gjeti se Microsoft nuk ka bërë mjaftuehsëm dhe është ende në shkelje të ligjeve të konkurrencës duke rrezikuar sanksione financiare të larta.
Kësaj jave Microsoft u përgjigj duke bërë më shumë premtime. Suita e saj e produktivitetit do të vijojë të ofrohet pa Teams në Zonën Ekonomike Europiane (EEA) për të paktën 7 vite.
Microsoft ka premtuar gjithashtu do të aplikojë skemë të njëjtë çmimesh në mbarë botën nëse KE pranon propozimin e saj. Ndërsa krahu ekzekutiv i Bashkimit Europian është në një proces vlerësimi të komenteve nga konkurrentë dhe qytetarë nëse propozimet e bëra nga Microsoft janë adekuate dhe respektojnë ligjet e konkurrencës.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë
SAPO ERDHI - BLI ONLINE