Monedhë

Kategoritë

2 vjet më parë

Microsoft ridizajnon aplikacionin OneNote për Windows 11

Të gjitha ndryshimet sjellin një pamje më moderne të OneNote me skaje të rrumbullakosura dhe animacionet të përditësuara.

Microsoft ridizajnon aplikacionin OneNote për Windows 11

Microsoft ka nisur testimet me një rifreskim të ri të OneNote. Gjiganti i softuerit po përpiqet të unifikojë OneNote dhe OneNote për Windows 10 në një aplikacion të vetëm.

Testuesit beta mund të fitojnë akses në disa prej dizajnëve të reja të OneNote, një ndryshim radikal krahasuar me versionin tradicional.

Pamja e re përputhet me gjuhën e dizajnit të Windows 11. Janë përditësuar panelet e navigimit, modalitetin me ekran të plotë, tabet, e madje edhe ditari duket shumë ndryshe.

Të gjitha ndryshimet sjellin një pamje më moderne të OneNote me skaje të rrumbullakosura dhe animacionet të përditësuara. Nëse jeni një fans i OneNote, kontrollet e shënimeve me bojë dixhitale janë të ngjashme me Word, Excel dhe PowerPoint. OneNote i ri sjell edhe mbështetjen për Surface Slim Pen 2.

Renditja e faqeve pritet të jetë risi gjithashtu. Microsoft heshti në lidhje me datën e lançimit të dizajnit të ri. 

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

BEST DEALS

Apple iPhone 8 Plus

21,990 L
 
BEST DEALS

Xiaomi Mi Smart Scale 2

1,990 L