Monedhë

Kategoritë

2 muaj më parë

Modelet Asus ROG Phone 8 sjellin eksperiencën më të mirë gaming në një smartfon

Telefonët kanë një sistem ftohjeje me nitrid boroni dhe bakër për të larguar nxehtësinë nga procesori Snapdragon. ASUS pretendon se kjo qasje e bën telefonin 20 përqind më ftohtë.

Modelet Asus ROG Phone 8 sjellin eksperiencën më të mirë gaming në një smartfon

Telefontë ROG të Asus ka qenë gjithmonë të destinuar për gamerat, por ROG Phone 8 mund të zgjerojë bazën e përdoruesve përtej adhuruesve të video lojërave.

ROG Phone 8, ROG Phone 8 Pro dhe ROG Phone 8 Pro Edition janë më të hollë sesa ROG Phone 7 prej 8.9mm përballë 10.49mm dhe më të lehë prej 225 gram krahasuar me 239 gram në ROG Phone 7.

Kanë rezistencë më të mirë të ujit dhe pluhurit me IP68 kundrejt IP54 dhe tashmë përfshijnë karikim wireless.

ROG Phone 8 fillon nga 1099 euro për 12GB RAM dhe 256GB hapësirë. ROG Phone 8 Pro kushton 1199 euro për 16GB RAM dhe 512GB hapësirë. Së fundi ROG Phone 8 Pro Edition ka 24GB RAM dhe 1TB hapësirë dhe kushton 1499 euro.

Dy modelet e fundit vinë me ekran LED me pika në pjesën e pasme. Sigurisht joshja në këtë mes është performance gaming.

Telefonët kanë një sistem ftohjeje me nitrid boroni dhe bakër për të larguar nxehtësinë nga procesori Snapdragon. ASUS pretendon se kjo qasje e bën telefonin 20 përqind më ftohtë.

Nëse përdoruesit kërkojnë sisteme ftohjeje më të avancuara, kompania prezantoi versionin e ri AeroActive që mund të vendoset në pjesën e pasme të telefonit duke reduktuar temperaturën në 26 gradë celsius.

Të tre modelet vinë me procesorin e fundit Qualcomm Snapdragon 8 Gen 3 dhe bateri 5,500 mAh që karikohet me 65W. Në pjesën ballore gjendet një ekran OLED 6.78-inç me frekuencë 165Hz, ndriçim maksimal 2500nits dhe një kamër “hole-punch” 32-megaiksel.

Në pjesën e pasme gjenden tre sensorë: 50-megapiksel kryesore, 13-megapiksel ultrawide dhe 32-megapiksel telefoto me zmadhim optik 3x. Telefoni del në shitje në Europë në Shkurt.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

Samsung Galaxy S23

62,990 L74,990 L
 
SAPO ERDHI

Samsung Galaxy S23 Plus

84,990 L
 

Samsung Galaxy S23 Ultra

87,990 L97,990 L
 
BEST DEALS

Samsung Galaxy S22 Ultra 5G 12/256-512GB

59,990 L67,990 L
 
SAPO ERDHI

Apple iPhone 15 Pro

109,990 L144,990 L
 
BEST DEALS

Apple iPhone 15 Pro Max

129,990 L164,990 L
 

Apple iPhone 14 Pro

104,990 L114,990 L