Monedhë

Kategoritë

6 muaj më parë

Modelet standarde iPhone 16 kanë një çip të ri A18 dhe një buton të dedikuar të kamerës

Me ngjyra më të forta krahasuar me vitin e kaluar, iPhone 16 ka edhe një dizajn të ri të kamerave të pasme, ndryshimi i parë në këtë drejtim që prej iPhone 12 në 2020.

Modelet standarde iPhone 16 kanë një çip të ri A18 dhe një buton të dedikuar të kamerës

Apple prezantoi modelet standarde iPhone 16 në evenimentin e sotëm Glowtime dhe në fokus ishte rifreskimi stilit të smartfonit.

Me ngjyra më të forta krahasuar me vitin e kaluar, iPhone 16 ka edhe një dizajn të ri të kamerave të pasme, ndryshimi i parë në këtë drejtim që prej iPhone 12 në 2020.

iPhone 16 vjen me disa rafinime hardueri por edhe veçori të reja si çipi ri A18 bazuar në arkitekturën 3-nanometër, jetëgjatësi e shtuar baterie, mbrojtje ndaj ujit dhe pluhurit, Action Button që debutoi vitin e kaluar në modelet Pro, dizajn i përmirësuar termik, ray-tracing harduerik dhe një buton të ri fizik dedikuar kamerës.

Çipi i ri A18 ka gjashtë bërthama ku 2 janë performance dhe 4 efikasiteti. Është 30 përqind më i shpejtë sesa procesori i iPhone 15 dhe përdor 30 përqind më pak energji. Çipi grafik i A18 është 40 përqind më i shpejtë dhe konsumon 35 përqind më pak energji.

A18 gjithashtu ofron performancë të shtuar gaming duke lejuar iPhone 16 të përballojë titujt AAA si Assassin’s Creed Mirage dhe Resident Evil 4 që vitin e kaluar ishin ekskluzivitet i iPhone 15 Pro.

iPhone 16 do të jetë telefoni i parë për masat që përdor Apple Intelligence pas një përditësimi që vjen në Tetor. Kompania foli për përpjekjet e saj në AI në WWDC ku tha se do të ofrohej vetëm për iPhone 15 Pro dhe 15 Pro Max fillimisht.

Ndërsa kompania po punon për të rafinuar funksionalitetet AI, disa prej tyre i përmendi sot siç është një opsion i ngjashëm me Google Lens që e quan Visual Intelligence. Përmes tij iPhone 16 mund të kërkojë informacion bazuar në atë çfarë sheh kamera.

Duke folur për kamerat, iPhone 16 ka dy sensorë: 48-megapiksel parësor dhe 12-megapiksel ultra-wide. Sensori parësor mund të sillet edhe si telefoto duke prerë lentet në 2x por edhe shërben për “Macro Mode.”

Edhe njëherë tjetër modeli standard i iPhone vjen me ekran 6.1-inç ndërsa iPhone 16 Plus me ekran 6.7-inç, por të njëjtat përmasa si iPhone 15. Ekrani i iPhone 16 mund të arrijë ndriçim maksimal prej 2,000 nits.

Telefoni ruan dizajnin e iPhone 15 duke mundësuar karikim wireless MagSafe dhe Qi. Prerja e “Ishullit Dinamik” mban kamerën selfie dhe sensorë Face ID. Telefoni karikohet me USB-C.

iPhone 16 fillon prej 799 dollarë për modelin 128GB dhe iPhone 16 Plus prej 899 dollarë po me 128GB. Telefonët mbërrijnë në dyqane më 20 Shtator ndërsa porositë mund të bëhen nga e Premtja më 13 Shtator.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

OFERTA ONLINE

Apple iPhone 13 Pro Max

49,990 L63,990 L
 
OFERTA ONLINE

Apple iPhone 13 Pro

43,990 L46,990 L
 
OFERTA ONLINE

Apple iPhone 13

34,990 L44,990 L