Monedhë

Kategoritë

S’ka produkte në shportë.

1 muaj më parë

Mozilla mbyll aplikacionin e ruajtjes së artikujve Pocket

Duke filluar prej ditës së Enjte, 22 Maj, Pocket nuk do të jetë më i disponueshëm për tu shkarkuar dhe nuk mund të regjistroheni në abonimin Pocket Premium.

Mozilla mbyll aplikacionin e ruajtjes së artikujve Pocket

Pocket, shërbimi i Mozilla për ruajtjen e artikujve për ti lexuar më vonë, do të mbyllet më 8 Korrik 2025 tha kompania.

Duke filluar prej ditës së Enjte, 22 Maj, Pocket nuk do të jetë më i disponueshëm për tu shkarkuar dhe nuk mund të regjistroheni në abonimin Pocket Premium.

Mozilla thotë se abonimet ekzituese vjetore dhe mujore do të anulohen automatikisht dhe të rimbursohen plotësisht më 8 Korrik. Gjithashtu do të keni afat deri më 8 Tetor që të eksportoni të dhënat tuaja të Pocket përpara se Mozilla ti fshijë.

Krahas Pocket edhe Fakspot do të mbyllet ndërsa aplikacionit dhe shtesat e shfletuesit nuk do të jenë më të disponueshme prej 1 Korrikut 2025.

Pocket u ble nga Mozilla në 2017-ën por përpara se kjo të ndodhte ka ekzistuar prej një dekade pasi u lançua fillimisht në 2007 si një shtesë shfletuesi quajtur Read It Later.

Njësoj si Instapaper, Pocket merrte URL-në e një artikulli dhe e konvertonte në një tekst të lexueshëm pa reklama që mund ta aksesonit ndërsa jeni larg shfletuesit. Me largimin e Pocket, Instapaper mbetet alternativa më e mirë.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

- 7%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

MSI Raider GE78 HX 17″, 32GB, 1TB SSD, Core i9

Original price was: 214,990 L.Current price is: 199,990 L.
Kurseni: 15,000 L

Çmimi më i mirë - OFERTA ONLINE

SUMMER TIME ONLINE

Air Conditioner VOX IFX12-SCCT 12000 BTU