Monedhë

Kategoritë

4 vjet më parë

Nëse dëshironi të blini një rrip fitnesi buxhetor, Xiaomi ka një zgjidhje që nuk duhet injoruar

Kushton afro 32 dollarë ndërsa një variant jo NFC edhe më lirë prej 27 dollarësh. Në pamje të parë ndryshimi më i dukshëm është madhësia e ekranit.

Rripi buxhetor i fitnesit Mi Band ka marrë një përditësim. Gjenerata më e fundit e pajisjes shumë popullore, Mi Band 5, ka një ekran me cilësor, më saktësi në gjurmimin e shëndetit dhe një sistem të ri karikimi magnetik.

Kushton afro 32 dollarë ndërsa një variant jo NFC edhe më lirë prej 27 dollarësh. Në pamje të parë ndryshimi më i dukshëm është madhësia e ekranit.

Ekrani AMOLED 1.2-inç është 20% më i madh se paraardhësi. Me dizajnin e ri kanë ardhur dhjetëra animacione të reja me karaktere si Spongebob dhe Neon Genesis.

Në brendësi ka një procesor më të shpejtë dhe një gjurmues menstrual së bashku me funksione për monitorimin e stresit. Rripi tashmë monitoron gjumin REM si dhe gjurmin e thellë dhe të lehtë. Monitorimi i zemrës është rritur me 50% në saktësi.

Një tjetër ndryshim i madh është sistemi i ri i karikimit. Gjenerata e kaluar u kritikua për procesin irritues të karikimit sepse duhej të hiqnit rripin për tu siguruar se gjurmuesi qëndron siç duhet mbi karikues.

Mi Band shitet vetëm në Kinë por që mund të blihet përmes dyqaneve online.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: