Monedhë

Kategoritë

2 vjet më parë

Një detaj i ri rreth procesorëve Intel do të thotë telashe për AMD

Është një lajm i madh sepse DDR5 është diçka e re për industrinë dhe kostoja e saj është ende e lartë.

Një detaj i ri rreth procesorëve Intel do të thotë telashe për AMD

Intel dheAMD po përgatiten për një përplasje të vërtetë këtë vit që nuk është parë prej vitesh në industri. Gjenerata e 13-të e procesorëve Intel me emrin e koduar “Raptor Lake” do të përballet me seritë 7000 të AMD Zen 3 dhe të dy konkurrentët premtojnë rritje performance serioze.

Detajet rreth procesorëve të rinj po shfaqen ngadalë përmes një kombinimi informacionesh zyrtare dhe rrjedhjesh të paautorizuara.

Raptor Lake pritet të sjellë një rritje të konsiderueshme të performancës krahasuar me gjeneratën aktuale Alder Lake dhe një slide i kompanisë gjatë një workshopi në Kinë zbulon se këta të fundit do të mbështetin memorien DDR4 dhe DDR5.

Ndërsa ishte e qartë se dy linjat e procesorëve do të ofronin mbështetje për memorien DDR5, Intel ndryshe nga AMD do të mbështetë edhe memorien DDR4.

Është një lajm i madh sepse DDR5 është diçka e re për industrinë dhe kostoja e saj është ende e lartë.

Aktualisht AMD po vuan përballë Intel që arriti një sukses të madh me gjeneratën e 12-të të procesorëve. Ende për ata që janë në buxhet AMD mbetet një opsion i mirë ndërsa Ryzen 5 5600X po shitet nën 200 dollarë.

AMD do të detyrojë të gjithë ata që blejnë një çip Ryzen 7000 të përdorin RAM DDR5 duke i bërë procesorët e saj më pak tërheqës për ata konsumatorë që nuk duan të shpenzojnë pa kriter.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

OFERTA ONLINE

Xiaomi Watch S1 Active

14,990 L