Monedhë

Kategoritë

1 vit më parë

Nothing prezanton telefonin e shumëpritur më 11 Korrik

Themeluesi i Nothing Carl Pei e përshkroi Phone 2 si një pajisje më Premium sesa modeli i vitit të kaluar që erdhi me procesorin Snapdragon 778G+ dhe me specifika të rangut të mesëm.

Nothing prezanton telefonin e shumëpritur më 11 Korrik

Pas disa muajsh spekulime, Nothing është gati të zbulojë smartfonin e dytë. Kompania do të mbajë një eveniment më 11 Korrik ku do të prezantojë Nothing Phone 2 një moment të cilin do ta transmetojë live përmes uebsajtit.

Phone 2 do të jetë më i rëndësishëm sesa paraardhësi i tij për një arsye të vetme: është telefoni i parë Nothing që shkon në SHBA.

Themeluesi i Nothing Carl Pei e përshkroi Phone 2 si një pajisje më Premium sesa modeli i vitit të kaluar që erdhi me procesorin Snapdragon 778G+ dhe me specifika të rangut të mesëm.

Kompania ka konfirmuar se telefoni i ri do të ketë çipin më të fuqishëm Snapdragon 8+ Gen 1. Do të përmirësohet edhe performanca e kamerës gjithashtu siç janë fotot HDR dhe video 4K me 60 FPS.

Softueri do të ketë një rol të rëndësishëm gjithashtu. Inverse pretendon se Nothing OS do të jetë më ndryshe në Phone 2 me një eksperiencë të përmirësuar. Raportohet se kompania ka zgjeruar departamentin e zhvillimit të softueri duke sjellë pranë shumë veteranë të OnePlus, ish kompania e Pei.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

Apple iPhone 14 Pro Max

94,990 L159,900 L
 
OFERTA ONLINE

Samsung Galaxy S23 Ultra

79,990 L89,990 L