Monedhë

Kategoritë

9 muaj më parë

Nvidia ndërton një superkompjuter AI për Izraelin

Sistemi i quajtur Israel-1 do të ofrojë performancë AI deri në 8 ekzaflops duke e bërë një prej superkompjuterëve më të fuqishën në botë për inteligjencën artificiale.

Nvidia ndërton një superkompjuter AI për Izraelin

Nvidia tha ditën e Hënë se do të ndërtojë superkompjuterin më të fuqishëm të inteligjencës artificiale për Izraelin për tju përgjigjur kërkesës së konsumatorëve për aplikacione AI.

Kompania tha se sistemi cloud-based do të kushtonte qindra miliona dollarë dhe do të jetë pjesërisht operacional në fund të 2023.

Zëvendës presidenti i Nvidia, Gilad Shainer, tha se kompania ka punuar me 800 startupe Izraelite dhe dhjetëra mijëra inxhinierë softueri.

Sistemi i quajtur Israel-1 do të ofrojë performancë AI deri në 8 ekzaflops duke e bërë një prej superkompjuterëve më të fuqishëm në botë për inteligjencën artificiale.

Një ekzaflops mund të kryejë 1 kuintilion llogaritje( 1,000,000,000,000,000,000) për sekondë. Ai tha se inteligjenca artificiale ishte teknologjia më e rëndësishme sot në botë dhe zhvillimi i aplikacioneve të AI gjeneruese kërkon njësi të mëdha përpunimi grafik(GPU).

“AI gjeneruese është kudo sot. Për këtë nevojitet trajnimi i seteve të mëdha të të dhënave,” tha ai.

ChatGPT i OpenAI është trajnuar duke përdorur mijëra karta grafike Nvidia.

Ndërsa superkompjuteri është ndërtuar nga ekipi Mellanox. Nvidia bleu dizajnerin Izraelit të çipeve Mellanox Technologies në 2019-ës për afro 7 miliardë dollarë duke tejkaluar Intel.

Copyright: © PCWorld Albania