Monedhë

Kategoritë

4 vjet më parë

OnePlus ka krijuar një telefon që do të ishte i përshtatshëm për filmat e Xhejms Bond

Për momentin, Concept One është thjeshtë një koncept. Zeng tha se prototipit iu desh 18 muaj që të zhvillohej por ka ende hapësirë për përmirësim.

Në një suitë të vogël në zemër të hotelit Wynn, prodhuesi Kinez i smartfonëve OnePlus ftoi disa përfaqësues të medias ku dhe iu prezantoi një pajisje të re.

E gjitha ndodhi një ditë përpara se 200,000 njerëz të përmbytin CES 2020. Pajisja quhej Concept One, një version i modifikuar i OnePlus 7T Pro 5G McLaren i cili shitet për 90 dollarë.

Ndërsa të gjithë analistët e industrisë kanë lavdëruar sistemin e kamerave të këtij telefoni, OnePlus e dërgoi dizajnin e tyre në një nivel krejt tjetër.

Lentet e pasme mbi logon e OnePlus fshihen në Concept One ku nuk jeni duke përdorur kamerën. E çuditshme?! Menaxheri i produktit Xi Zeng shpjegoi se këtë teknologji OnePlus e ka marrë nga dritarja e tavanit të McLaren 720S Spider duke e aplikuar në xhamin e lenteve të pasme.

Përmes një impulsi elektrik që kalon nëpër xhamin 0.33mm të kamerës, mbulesa e tyre i bën lentet të padukshme në vetëm 0.7 sekonda. OnePlus e quan “e bukura që nuk shihet”.

Ndërsa numri i kamerave është shtuar ndjeshëm në laptopë, sensorë dhe telefonë, gjetja e një mënyre për ti fshehur do të ishte inovacioni i ardhshëm më i arsyeshëm. I gjithë procesi sesi kamerat e Concept One fshihen të ngjan me filmat e Xhejms Bond. Në të njëjtën kohë ky xham mund të përdoret nga fotografë edhe si një filtër i cili kufizon sasinë e dritës që hyn në lenten e kamerave.

Për momentin, Concept One është thjeshtë një koncept. Zeng tha se prototipit iu desh 18 muaj që të zhvillohej por ka ende hapësirë për përmirësim.

Copyright: © PCWorld Albania