Monedhë

Kategoritë

9 muaj më parë

Pas datës 31 Maj Apple Watch do të ngelet pa një prej aplikacioneve më të rëndësishme

Ishte një veçori mjaft e dobishme për të pranuar një mesazh pa pasur nevojë të hapni telefonin. Por ka disa faktorë që mund të ketë detyruar Meta të veprojë në këtë mënyrë.

Pas datës 31 Maj Apple Watch do të ngelet pa një prej aplikacioneve më të rëndësishme

Thoni lamtumirë një tjetër aplikacioni të profilit të lartë për Apple Watch. Sipas MacRumors, Meta ka njoftuar përdoruesit e Facebook Messenger se versioni për Apple Watch do të jetë i padisponueshëm pas ditës 31 Maj.

Edhe pse do të mund të merrni njoftime për mesazhet në orën tuaj Apple, nuk do të keni opsionin për t’ju përgjigjur atyre.

Meta nuk dha një shpjegim për këtë vendim të papritur por orientoi përdoruesit të përdorin Messenger në iPhone, Desktop dhe Ueb.

Meta lançoi Messenger për Apple Watch në 2015-ën. Asokohe aplikacioni nuk ofron përgjigje me tekst, por mund të dërgonit klipe audio, afisha dhe përgjigje të ngjashme nga dora juaj.

Ishte një veçori mjaft e dobishme për të pranuar një mesazh pa pasur nevojë të hapni telefonin. Por ka disa faktorë që mund të ketë detyruar Meta të veprojë në këtë mënyrë.

Një prej tyre është ndërveprimi i kufizuar. Arsye tjetër mund të jetë dëmtimi i audiencës potenciale të aplikacioneve të kompanisë. Një shkak tjetër mund të jetë reduktimi masiv i stafit që ka bërë kompania në 12 muajt e fundit.

Shumë kompania të njohura kanë tërhequr aplikacionet e tyre nga Apple Watch. Slack, Uber, Twitter janë disa prej emrave më të njohur.

Copyright: © PCWorld Albania