PassMark gjithashtu thotë se procesorët Intel zënë 61.7% të testimeve totale në platformë ndërsa AMD vetëm 38.2%.
Që nga lançimi i platformës Ryzen pothuajse 4 vite më parë, AMD në mënyrë të vazhdueshme ka parë rritjen e pjesës së tregut në hapësirën e procesorëve desktop.
Sipas të dhënave që vinë nga PassMark, kompania më në fund ka parakaluar Intel në tregun e procesorëve desktop, të paktën për një moment të shkurtër.
Të dhënat të cilat matin sesi janë përdorur procesorët Intel dhe AMD në testimet e PassMark, tregojnë AMD që zë 50.8% të testimeve ndaj Intel me 49.2%. Por tani databaza e PassMark tregon një rritje të Intel edhe pse me një diferencë të ngushtë prej 0.1%.
Duhet të theksohet se Intel ende dominon në tregun e laptopëve dhe serverë me 83.2% dhe 98.85 të testimeve të bëra në PassMark respektivisht. PassMark gjithashtu thotë se procesorët Intel zënë 61.7% të testimeve totale në platformë ndërsa AMD vetëm 38.2%.
Nuk ka dyshim në rritjen galoponte të AMD në 3 vite e gjysmë. Kompania me të vërtetë po kërcënon dominimin e Intel që nuk është kontestuar që prej mesit të viteve 2000 përpara se të mbërrinte arkitektura Core 2 në mesin e 2006 që dërrmoi AMD.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë