Monedhë

Kategoritë

1 vit më parë

Përdoruesit e Instagram tashmë mund të shkarkojnë Reels

Funksionaliteti aktualisht është i disponueshëm vetëm për përdoruesit Amerikanë në platformat mobile dhe vetëm për llogaritë publike dhe jo ato private.

Përdoruesit e Instagram tashmë mund të shkarkojnë Reels

TikTok ka pasur një avantazh të qartë ndaj Instagram Reels në faktin se çdokush mund të shkarkojë një video në TikTok dhe ta postojnë në mediat e tjera sociale diçka që ka ndihmuar të tërheqë përdorues të rinj.

Tashmë Instagram më në fund ka fituar opsionin për të shkarkuar videot sipas një postimi të CEO Adam Mosseri.

Funksionaliteti aktualisht është i disponueshëm vetëm për përdoruesit Amerikanë në platformat mobile dhe vetëm për llogaritë publike dhe jo ato private.

Gjithashtu përdoruesit e llogarive publike mund të mos lejojnë shkarkimin e Reels. Për të përdorur funksionin duhet të klikoni ikonën “Share” për një Reel të caktuar dhe të përzgjidhni opsionin “Download.”

Një imazh i postuar nga Mosseri tregon se Reels e shkarkuara do të kenë logon e Instagram dhe emrin e llogarisë njëlloj siç TikTok vepron.

YouTube gjithashtu filloi së fundi të shtonte logon në videot me metrazh të shkurtër “Shorts” krijuar në desktop.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

OFERTA ONLINE

Samsung Galaxy S23 Ultra

79,990 L89,990 L
 

Apple iPhone 14 Pro Max

94,990 L159,900 L